Mads Pedersen ka triumfuar edhe në etapën e tretë të “Giro d’italia”.
Etapa e tretë dhe e fundit në Shqipëri, u zhvillua në Vlorë, me një luftë të ashpër mes çiklistëve. Danezi Pedersen ia doli të rrëmbejë vendin e parë, pas një gare të shkëlqyer në sprintin final, duke i lënë të gjithë pas tij.
29-vjeçari rimerr fanellën rozë, pasi kujtojmë se ai ishte fitues edhe në etapën e parë, në garën që u zhvillua nga Durrësi në Tiranë.
Sa i përket garës në Vlorë, në vendin e dytë u rendit Corbin Strong, i ndjekur nga Orluis Aular dhe Brandon Rivera.
Në renditjen e përgjithshme, Pedersen mban vendin e parë, i ndjekur nga Roglic dhe Vacek.
Etapat e tjera të garave do të vazhdojnë në Itali, pas tre etapave të para në Shqipëri.
/tvklan.al