Milani nuk ka ndërmend që të humbë kohë për të gjetur një sulmues të ri. Vera po afron dhe dëshira e Oliver Giroud për të provuar një tjetër eksperiencë ka bërë që drejtuesit të nisin nga puna për të afruar një tjetër lojtar. Francezi tundohet nga një eksperiencë e re në MLS. Pavarësisht 37 viteve, ai vazhdon që të shfaqë një rendiment të mirë në fushë, ku në 26 takime ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 8 asiste.

Interesim për lojtarin francez ka shfaqur skuadra e Los Angeles, ndërsa negociatat mes palëve kanë përparuar, raporton SportMediaset.

Në të tillë situatë, te “Djalli” kanë nisur të shpejtojnë. Për më tepër që një sulmues cilësor ka një kosto të lartë, e në klubin italian mendojnë se duke e finalizuar akordin shpejt arrihen të kursehen miliona.

I pari në listë është sulmuesi i Bolonjës, Xhoshua Zërkzi. Trajnerit Pioli i pëlqejnë karakteristikat e holandezit, që janë të ngjashme me ato të Ibrahimoviç. Interesim për 22-vjeçarin ka edhe nga Mançester Junajti, ndërsa alternativa të tjera të kuqezinjve janë lojtari i Lejpzig Seshko dhe Gimenez që luan për Feyenoord.

Klan News

/tvklan.al