Pas problemeve të sulmuesit Breel Embolo me dokumentacionin që vonoi udhëtimin e tij sëbashku me ekipin drejt Shteteve të Bashkuara, përfaqësuesja zvicerane është përballur me një tjetër të papritur.
Trajneri Murat Yakin kishte planifikuar që distancën prej 7 kilometrash nga hoteli drejt qendrës stërvitore lojtarët ta bënin me biçikletë, si pjesë e përgatitjes fizike.
Por kjo nuk do të ndodhë për shkak të gjarpërinjve helmues që janë në zonën ku është baza e Zvicrës në San Diego.
Skuadra po spostohet me autobus për arsye sigurie pas konsultimit me autoritetet lokale.
Gjithashtu futbollistëve iu është ndaluar hyrja në hapësirat me bimësi të dendur, ku mund të fshihen zvarranikët.
Një situatë sa e pazakontë kjo që ka ndryshuar planet e përfaqësueses zvicerane përpara nisjes së aventurës së saj në Botërorin 2026.
/tvklan.al












Botërori 2026 
