Serbia ka mbyllur fazën e grupeve në Ligën e Kombeve me një bilanc negativ prej gjashtë humbjesh në po aq ndeshje të zhvilluara.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Veljko Paunoviç ishte pozicionuar në një grup me koeficient të lartë vështirësie, duke u përballur me Holandën, Gjermaninë dhe Greqinë.

Pavarësisht faktit se nuk grumbulluan asnjë pikë gjatë këtyre takimeve, ballkanasit kanë shmangur rënien direkte në Ligën B.

Ekipi do të ketë një mundësi të dytë për të siguruar qëndrimin në elitë nëpërmjet ndeshjeve të “play-off”-it. Ky shans u mundësua falë rregullores së kompeticionit, e cila bën krahasimin me ekipet e tjera që ndodhen në të njëjtën situatë pikësh.

Dy përfaqësuese të tjera në Ligën A, Republika Çeke dhe Turqia, regjistruan gjithashtu zero pikë në grupet e tyre përkatëse. Megjithatë, diferenca e golave vendosi fatin e ekipeve, pasi Serbia e mbylli me një golavarazh -8, ndërsa çekët dhe turqit u penalizuan nga një diferencë më e dobët prej -11 golash dhe ranë në Ligën B.

/tvklan.al