Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar kërkesën e Fredi Belerit për të shqyrtuar parregullsitë gjatë arrestimit dhe paraburgimit të tij në Shqipëri.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat raportojnë se gjykata ka caktuar edhe datën 26 Qershor si afatin e fundit brenda të cilit Beleri dhe qeveria shqiptare të arrijnë një zgjidhje jashtëgjyqësore.
Nëse kjo nuk arrihet, atëherë të dyja palët do të ftohen të paraqesin argumentet e tyre para gjykatës.
Eurodeputeti Fredi Beleri në një reagim për mediat greke e konsideroi këtë vendim një shfajësim të parë dhe një fitore të madhe njëkohësisht.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
