Pandemia e Covid-19 ka bërë që njerëzit të ndahen nga familjet e tyre për të shmangur infektimin. Edhe këngëtarja amerikane Miley Cyrus ka deklaruar se mezi po pret që të bashkohet sërish me familjen e saj.

Në një intervistë për Wall Street Journal ylli i muzikës pop është shprehur se kjo periudhë për të është shumë e vështirë për të për shkak se ka qëndruar e vetme .

Gjëja e parë që dua të bëj është të përqafoj nënën dhe babain kur çdo gjë të jetë e sigurt”, ka thënë ajo . Miley shtoi se kjo është periudha më e gjatë që nuk e ka parë familjen dhe veçanërisht ndjen mall për gjyshen e saj. Aktualisht Cyrus po e kalon izolimin në Calabasas, Kaliforni.

Klan Plus