Pesë telefona të llojit iPhone u gjetën në burgun e Durrësit këtë të shtunë, pas kontrolleve të ushtruara nga forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Pajisjet telefonike ishin të fshehura në dyert e dusheve, të cilat konsiderohen si ambiente të përbashkëta, në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.
Paraprakisht, drejtoria thotë se dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve F.K., A.P. dhe V.I.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
