Dyshohet se lidhjet me pengmarrjen në Kamzë

Një automjet tip “Range Rover” është gjetur i djegur në Shkallnur të Durrësit.

Mësohet se mjeti është gjetur i djegur më datë 17 të këtij muaji, por nuk është publikuar nga policia më herët për shkak të hetimit.

Automjeti i bardhë, pa targa, është sekuestruar nga policia, ndërsa po verifikohet numri i shasisë për të zbuluar se kujt i përket ai.

Nuk dihet ende nëse kjo makinë e braktisur dhe e djegur mund të ketë lidhje me pengmarrjen, që ndodhi në Kamëz të premten.

Aktualisht po verifikohen të gjitha karakteristikat e mjetit të kapur në kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi pengmarrja dhe ato të mjetit të djegur.

Tv Klan