Gjendet e vrarë me armë zjarri në afërsi të Kievit, e dyshuara si autore e atentatit ndaj oligarkut ukrainas, Vadim Jermolayev, në Monako.
Trupi i pajetë i Anastasiia Berezovskës u zbulua mbrëmjen e djeshme, ndërsa ndaj saj kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Interpoli për tentativë vrasjeje me eksploziv.
Autoritetet ukrainase arrestuan menjëherë dy persona të dyshuar për këtë ekzekutim. Mes të prangosurve është një zyrtar aktiv i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake dhe një ish-pjesëtar i forcave të rendit.
Ndërsa motivet e atentatit të 29 qershorit në Monako, ku u plagosën edhe bashkëshortja dhe djali i oligarkut, ende nuk janë sqaruar.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 