Policia: U rrezua nga ish-hotel Vollga

Një i ri i pajetë u gjet i pajetë në trotuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 6 e 30 në lagjen 1 të qytetit të Durrësit.

Sipas policisë ai është një shtetas sirian rreth 20 vjeç dhe dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i ish-hotel Vollga që aktualisht është i pabanueshëm dhe ku i riu strehohej.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes u gjetën disa sende personale dhe telefoni  i tij.

Edhe ekspertiza e mjekësisë ligjore thotë se 20-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia.

Tv Klan