Një emigrant shqiptar i moshës 42-vjeçare u gjet i pajetë pasditen e se martës brenda një magazine në Burnia të Kallamatës në Greqi.

Mediat greke raportojnë se nga këqyrja paraprake nga policia rezulton të ketë marrë plagë në kokë, të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Trupi i pajetë është gjetur nga një bashkëkombas, që ka njoftuar menjëherë policinë.  Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes dhe për të identifikuar autorin ose personat e përfshirë.

Një nga pistat e hetimit është ajo që shqiptari mund te jetë vrarë nga një punëtor i tij, pas një konflikti mes tyre.

Tv Klan

/tvklan.al