Autoritetet në Indonezi kanë arritur të gjejnë kutinë e zezë të aeroplanit që u rrëzua në detin Java.

Aeroplani Boeing 737 i kompanisë “Lion Air”, me 189 pasagjerë në bord, u rrëzua ditën e hënën në det pak pasi u ngrit në fluturim nga Xhakarta, kryeqyteti indonezian.

Kutia që mban të dhënat e fluturimit JT 610, pritet të ndihmojë eksertët për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të aeroplanit.

Ndërkohë që nuk janë bërë të ditura shkaqet e rrëzimit, por mendohet se aeroplani ka pësuar një problem teknik gjatë fluturimit të tij të parafundit.

Ndërsa piloti i kishte kërkuar kontrollit të trafikut ajror leje për t’u kthyer në aeroport, por më pas humbi kontaktet. Nga rrëzimi i avionit nuk është gjetur asnjë i mbijetuar. /

tvklan.al