Mbi 400 kilogramë kanabis është sekuestruar në një gomone nga Policia e Vlorës.

Lënda narkotike është bllokuar në afërsi të grykëderdhjes së lumit Vjosa. Policia ende nuk ka ndaluar poseduesit e drogës. Operacioni u krye nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare.

Brenda mjetit lundrues është gjetur edhe 60 litra benzinë. Dyshohet se destinacioni përfundimtar i drogës ishte Italia.

/abcnews.al