Një kufomë është gjetur në një banesë të braktisur në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës. Nga kqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Policia thotë se ka mundur të identifikojë viktimën. Nga ekspertiza mjeko-ligjore është mësuar se trupi i pajetë i përket 34-vjeçarit me iniciale M. S. 34-vjeçari ishte larguar nga banesa në datën 4 Maj 2020.

Grupi hetimor dyshon se viktima ka humbur jetën si pasojë e konsumit të lëndëve narkotike. /tvklan.al