Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm pranë Portit të Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, viktima është i seksit mashkull.

Trupi i pajetë u konstatua pranë terminalit të konteinerëve të portit. Mësohet se kufoma u gjet pothuajse e dekompozuar, çka do të thotë se ka humbur jetën kohë më parë.

Ka dyshime që viktima të jetë emigrant i huaj. Megjithatë, në vendngjarje kanë shkuar forcat policore të cilat po bëjnë të mundur mbledhjen e provave si dhe po punohet për identifikimin e viktimës.

Trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore që do të përcaktojnë dhe shkaqet e vdekjes. Paraprakisht dyshohet që viktima të jetë mbytur. /tvklan.al