Një trup i pajetë është gjetur në breg të lumit Shkumbin në fshatin Shushicë të Elbasanit.

Sipas policisë, viktima është i seksit mashkull rreth 50 vjeç. Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morg për t’u bërë ekspertiza mjeko-ligjore.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se viktima mund të jetë mbytur në lum. Megjithatë, shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet pas ekspertizës. /tvklan.al