Pas fitoreve në ndeshjen e parë, Gjermania dhe Bregu i Fildishtë janë gati për të dhënë sinjale të tjera të forta për rivalët.
Pancerat regjistruan fitoren e dhjetë radhazi pas triumfit të thellë 7-1 ndaj debutuesve të Kurasaos dhe synojnë një tjetër sukses.
Përballë tyre do të jetë Bregu i Fildishtë, që gjithashtu e nisi aventurën me një fitore. Afrikanët mposhtën Ekuadorin 1-0 dhe siguruan suksesin e katërt radhazi në ndeshjet ndërkombëtare.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE
Gjermania: Neuer, Schlotterbeck, Tah, Kimmich, Pavlovic, Musiala, Sane, Havertz.
Bregu i Fildishtë: Fofana, Singo, Kossounou, Agbadou, Konan, Diallo, Kessie, Sangare, Diomande, Bonny, Inao Oulai.













Botërori 2026 
