Ministrat gjermanë paralajmëruan dënime të ashpra për plaçkitësit dhe protestuesit e dhunshëm, që në Frankfurt dëmtuan dyqane dhe plagosën më shumë se 100 oficerë policie. Ata vlerësuan forcat e sigurisë për parandalimin e një dhune më të gjerë.
Frankfurti u bë vatra kryesore e tensioneve gjatë fundjavës, pasi dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në dhjetëra qytete gjermane për të kërkuar arsim më të mirë dhe kosto më të ulëta jetese, në protesta të organizuara nga grupi “Gen Z regelt”.
Policia arrestoi 54 persona të moshës 13 deri në 29 vjeç. Ministri gjerman i Brendshëm, Alexander Dobrindt deklaroi se autorët do të identifikohen dhe do të mbajnë përgjegjësi.
“Pres që të ketë dënime të rënda. Nuk jemi të gatshëm të pranojmë, në asnjë mënyrë, që incidente të tilla dhe trazira të tilla të ndodhin këtu”, u tha ai gazetarëve.
Ministri akuzoi “elementë problematikë nga komuniteti i emigrantëve” se kanë vepruar në bashkëpunim me ekstremistë të majtë dhe grupe të tjera të së majtës ekstreme, por nuk ofroi prova për të mbështetur këtë pretendim, e as nuk specifikoi se cilat grupe i ishin bashkuar demonstratave.
Dobrindt deklaroi se kontrollet kufitare ishin forcuar përpara protestave, nga frika se grupe ekstremiste nga jashtë vendit mund t’i shfrytëzonin ato për të nxitur trazira.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 