Nuk pranon të tërhiqet nga marrëveshja për shitjen e armëve

Gjermania i është përgjigjur negativisht kërkesës greke të deklaruar nga Tirana, që të pezullohej nga ana e BE-së eksporti i pajisjeve ushtarake për Turqinë për shkak të politikave agresive të Ankarasë në rajon. Ministria e Jashtme Gjermane ka thënë se qeveria federale ndjek “një politikë të përgjegjshme të eksporteve të armëve”.

Sipas qeverisë së zonjës Merkel, licencat për shitjen e armëve në Turqi jepen “pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe përmes prizmit të parametrave të politikës së jashtme dhe të sigurisë”. Gjithsesi aktualisht numri i licencave për eksportet e armëve gjermane në Turqi është “shumë i ulët”. 

Në mënyrë të veçantë, Gjermania po ndihmon Turqinë në ndërtimin e gjashtë nëndetëseve të klasit 214. Shitjet e armëve të Gjermanisë në Turqi, vijnë në një kohë kur aleatët e tyre turq po kërcënojnë të pushtojnë ishujt grekë dhe të vazhdojnë të shkelin të drejtat sovrane detare të Greqisë.

Në vitin 2019, Gjermania u shiti aleatëve te tyre turq një total prej 184.1 milion € armatim në vlerë, ndërsa në 2018 Gjermania përbënte pothuajse një të tretën e të gjitha eksporteve të armëve në Turqi me 242.8 milion €. Gjermania mbetet një nga vendet e pakta në BE që vazhdon të bllokojë sanksionet kundër Turqisë për shkeljet e saj të të drejtave sovrane të Greqisë dhe Qipros, të dy vendet anëtare të BE.

Klan Plus