Gjermania ka hyrë në atmosferën e festave të fundvitit.

Në Dortmund është ndezur pema gjigante e Krishtlindjeve, e cilësuar nga autoritetet lokale si më e larta në botë.

Pema është 45 metra e lartë dhe përbëhet nga rreth 1200 bredha të kuq, me një peshë totale prej 40 tonësh.

Ajo ndriçohet nga 138 mijë drita LED, ndërsa në majë qëndron një engjëll katër metra i lartë. Qindra njerëz u mblodhën në momentin e ndezjes.

“Për ne, Krishtlindjet kanë nisur prej kohësh. Sa më herët ti vendosësh dekorimet, aq më gjatë e shijon atmosferën festive. Dortmundi është një vend që duhet vizituar patjetër”, tha një turiste.

Ndërkohë, në kryeqytetin gjerman, vizitorët shijuan atmosferën festive, mes muzikës festive, produkteve artizanale dhe verës së ngrohtë.

“Ceremonia e ndezjes së pemës shënon fillimin e sezonit të Krishtlindjeve. Atëherë fillon të ndjesh gjithnjë e më shumë emocionin e festave”, tha një turiste.

Tregu tërheq edhe turistë nga larg. Maddalena, nga Kanadaja, thotë se po blen dhurata dhe suvenire që nuk mund ti gjejë lehtë në vendin e saj.

“Kemi provuar krepa dhe verë të ngrohtë, ndërsa tani po blejmë dhurata për të gjithë në shtëpi. Gjëra të tilla nuk i gjen në Kanada. Atje nuk ka treg Krishtlindjesh si ky”, tha një turiste.

Me pemën gjigante në Dortmund dhe atmosferën festive në Berlin, Gjermania përgatitet për një tjetër sezon të mbushur me magjinë e festave të fundvitit.

Klan News

/tvklan.al