Tifozët konsiderohen lojtari i 12-të për një skuadër futbolli dhe te kombëtarja gjermane e dinë mirë një fakt të tillë. Për t’ua bërë më pak të kushtueshme udhëtimin në Kupën e Botës, lojtarët kanë vendosur t’u paguajnë biletat.
Për të lehtësuar barrën financiare të tifozëve gjatë Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara, futbollistët e kombëtares gjermane kanë vendosur të mbulojnë kostot e transportit publik për 600 mbështetës të ekipit të tyre.
Iniciativa vjen si përgjigje ndaj kritikave të shumta për rritjen e ndjeshme të çmimeve të transportit gjatë turneut që do të zhvillohet në SHBA, Kanada e Meksikë. Masa do të zbatohet për ndeshjen e fundit të Grupit E kundër Ekuadorit, e cila do të zhvillohet më 25 qershor në stadiumin “MetLife”, në New Jersey.
Kapiteni Joshua Kimmich dhe pjesa tjetër e skuadrës kanë organizuar transport falas me autobus për tifozët gjermanë që do të udhëtojnë nga New Yorku drejt stadiumit. Kostot e transportit kanë qenë një nga temat më të diskutuara të turneut. Çmimet e biletave të trenit mes Manhattanit dhe zonës së stadiumit “MetLife”, që zakonisht kushtojnë rreth 12.90 dollarë, u rritën deri në 150 dollarë. Pas reagimeve dhe polemikave të shumta, çmimi u ul në 98 dollarë, por mbetet shumë më i lartë se tarifat normale.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 