Gjermania ka zhvilluar testet e para taktike me dronë kamikazë gjatë stërvitjeve ushtarake në Lituani, një lëvizje e konsideruar e rëndësishme në modernizimin e ushtrisë gjermane dhe forcimin e mbrojtjes së krahut lindor të NATO.
Testimet u zhvilluan në poligonin ushtarak Rudninkai, pranë kufirit me Bjellorusinë, në kuadër të stërvitjes më të madhe të organizuar deri më tani në territorin lituanez.
Shefi i ushtrisë gjermane, Christian Freuding, ndoqi nga afër demonstrimin e municioneve fluturuese vetëshkatërruese, të prodhuara nga kompanitë gjermane Helsing dhe Stark.
Dronët, të pajisur me koka luftarake joaktive, goditën tanke luftarake, duke demonstruar aftësitë e tyre në fushën e betejës.
Pak ditë më herët, trupat gjermane testuan gjithashtu sistemin e inteligjencës artificiale Clarity, i cili analizon të dhëna nga satelitët, dronët dhe sensorë të tjerë, duke ndihmuar në identifikimin e objektivave dhe japin sinjale për veprime ushtarake.
Ndërkohë, Gjermania po përgatitet të dislokojë në Lituani një brigadë të blinduar me rreth 5 mijë trupa dhe 2 mijë automjete ushtarake, e cila pritet të jetë plotësisht funksionale deri në fund të vitit 2027.
NATO ka parajamëruar për rritjen e rrezikur nga kërcënimi rus dhe nuk e përjashtojnë mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm të tensioneve në Evropë.
Nga ana tjetër, Moska ka mohuar vazhdimisht se ka synime agresive ndaj vendeve të aleancës ushtarake.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
