Për disa muaj, Leonardo Bonucci mbajti veshur fanellën e Unionit të Berlin. Por me një veprim të tij të fundit, ai bëri për vete tifozët jo vetëm të ekipit, por dhe ata të skuadrave të tjera.

Ish-mbrojtësi i Juventusit, vendosi që të transferojë dhjetë mijë euro për të ndihmuar Berkin Arslanogullari, portierin e Unionit, i cili u diagnostikua me tumor në kockë.

Nisur nga agravimi i sëmundjes, 19-vjeçari u detyrua që të amputonte këmbën. Për momentin, mbledhja e fondeve ka shkuar në mbi dyqind mijë euro. Këto para do të përdoren nga familja për të mbështetur jetën e re të djalit.

Synimi, sipas corrieredellosport, është që të mund të mblidhen rreth dy milionë euro. Dhe donacione pritet që të bëjnë lojtarë dhe ish-lojtarë. Dhe gjesti i Bonuccit nuk kaloi pa u vënë re.

Italiani tashmë është tërhequr nga futbolli i luajtur. Ai u transferua te Fenerbahçe në Turqi në verë, por më pas vendosi që të varte këpucët mbi gozhdë.

E prapë, momentet e kaluara tek Unioni i Berlinit ai ka mbajtur ne zemër, e po ashtu edhe lojtarët. Italiani nuk e ka menduar dy herë, por ka vendosur të ndihmojë 19-vjeçarin në këtë moment të vështirë të jetës së tij.

Klan News