Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ka përshëndetur turneun e futbollit që po zhvillohet në Luginën e Preshevës dhe në Bujanoc.

Mbrojtësi kuqezi, me origjinë nga kjo zonë, vlerëson nismën e ndërmarrë dhe falënderon në veçanti FSHF-në dhe Presidentin Duka për mbështetjen që i kanë dhënë organizatorëve.

Gjimshiti: “Dua të falënderoj së pari Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen që po i jep kësaj nisme dhe fëmijëve të Preshevës, duke mbështetur në çdo aspekt financiarisht aktivitetin. E vlerësoj shumë dhe e përgëzoj Presidentin Duka në veçanti. Gjithashtu, falënderoj organizatorët për përkushtimin dhe të gjithë fëmijët pjesëmarrës për pasionin dhe entuziazmin. Ju përshëndes me shumë dashuri dhe ju uroj suksese”

Kapiteni Gjimshiti ka uruar pjesëmarrësit në realizimin e ëndrrave të tyre në fushën e blertë.
Takimet finale të turneut i ndoqi nga afër edhe Presidenti i Federatës, Armand Duka.

Klan News

/tvklan.al