Pas Nedim Bajramit edhe Berat Gjimshiti pritet të luajë në Arabinë Saudite.

Kapiteni i Kombëtares dhe Atalanta kanë arritur marrëveshjen verbale me Al Diriah sipas asaj që shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Vlera e transferimit është 3 milionë euro.

Berat Gjimshti kështu largohet nga Atalanta ku u transferua në janarin e 2016 dhe luajti 334 ndeshje, shënoi 11 gola dhe dha 10 asiste.

Gjimshiti me bergamaskët fitoi Europa League në 2024.

/tvklan.al