“Trupa e Vettingut e paaftë dhe e varuar politikisht”

Gjyqtari i Apelit të Tiranës Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen nga detyra duke kërkuar largimin nga sistemi i drejtësisë. Kërkesa mban datën 17 Korrik, por nuk ka mbërritur ende në KLGJ.

Ai ka paraqitur dorëheqjen me argumentin se procesi i Vettingut nuk është i barabartë për të gjithë, pasi e kalojnë vetëm ata që i shërbejnë politikës. Gjoni është nën hetim administrativ, por ende nuk është përballur me trupën e Vettingut, ndërsa e cilëson atë të paaftë dhe të varuar politikisht.

Gjin Gjoni shërbeu si gjyqtar kryesisht në Tiranë dhe ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ndërsa më shumë se një vit më parë ai mori lejen e lindjes dhe prej asaj kohe nuk ka qënë pjesë e trupave të Gjykatës së Apelit.

Tv Klan