Makina të vjetra italiane janë ekspozuar në kalldrëmin e Gjirokastrës.

“Janë mbi 22 automjete historike të cilat kanë ardhur në pazarin e qytetit për tu parë nga afër elementet e tyre nga të gjithë adhuruesit e makinave ‘Retro’.”

Janë mjete të viteve 70 – 80 që tërhoqën vëmendjen e vizitorëve të cilët janë të shumtë në këtë periudhë në qytetin e gurtë.

“Shqipëria është një vend i bukur. Kemi vizituar Greqinë dhe Shqipërinë për makinat ‘Retro’ që janë funksionale dhe kjo na pëlqen shumë.”

“Kemi bërë një tur të ngjashëm edhe në Greqi edhe pastaj kemi ardhur këtu në Shqipëri. Padiskutim na pëlqejnë edhe amkiuant e vjetra të stilit Retro. Edhe qyteti i Gjirokastrës është gjithashtu interesant.”

“Jemi shumë të kënaqur me ardhjen këtu. Na pëlqen shumë qyteti. Është një vend me histori. Kemi parë shumë gjëra të veçanta.”

Kjo nuk është hera e parë që në pazarin e Gjirokastrës ekspozohen makina retro. Ekspozimi i tyre u bë në kuadër të festimeve për javën italiane ndërsa organizimi ishte pjesë e kalendarit të pasur me aktivitete që ka përgatitur bashkia gjatë sezonit veror.

Klan News