Edicioni i 83-të i Festivalit të Filmit në Venecia, ka vënë në qendër të tij kinematografinë politike, duke u përshkruar nga drejtori artistik Alberto Barbera si edicioni “më politik” i viteve të fundit.
“Ndonëse festivali po mbahet në një periudhë kur studiot e mëdha të Hollywood-it kanë reduktuar praninë e tyre për shkak të një krize në industri, tapeti i kuq në Lido do të ketë sërish shkëlqimin e emrave të mëdhenj të botës së artit”, tha Scott Roxborough, shefi i zyrës së Hollywood Reporter’s Europe.
Festivali më i vjetër i filmit në botë, i cili starton këtë të mërkurë dhe do të zgjasë deri më 12 shtator, tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të çmimeve, por shumë prej pretendentëve të Oskarit pritet të mungojnë ashtu siç ndodhi edhe në festivalin e Kanës në maj.
Programi i festivalit do të fokusohet në politikën globale dhe trazirat sociale.
“Ne kemi shumë më pak lloje të filmave të mëdhenj në Hollywood, yjeve të mëdhenj të Hollivudit dhe një fokus shumë më të fortë, me të vërtetë një lloj kinemaje politike, kinema që përpiqet të përcjellë tek publiku një mesazh vërtet të fortë, politik, i cili është pak i ri për Venecian, por ata duket se po e përqafojnë atë”.
Yjet që pritet të vlerësohen me çmime janë George Clooney dhe Ellen Burstyn për arritjet e tyre në karrierë, ndërsa Robert Pattinson, Penelope Cruz, Javier Bardem, John Malkovich dhe Rooney Mara do të mblidhen të gjithë në Lido.
Yjet britanikë Liam dhe Noel Gallagher gjithashtu do të bëjnë një paraqitje për premierën e “Don’t Look Back in Anger”, një dokumentar për Oasis dhe ribashkimin e grupit. Programi i vitit 2026 përfshin filma të rinj nga regjisorë të profilit të lartë, duke përfshirë Martin McDonagh, Florian Zeller, Danny Boyle dhe Werner Herzog, të cilët të gjithë janë pretendentë për çmimin “Luani i Artë”.
Festivali i Filmit në Venecia do të hapet me “Ink” të Boyle, një dramë në lidhje me marrjen në dorëzim nga Rupert Murdoch të tabloidit The Sun, i cili ndihmoi në fillimin e perandorisë së tij globale të mediave.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
