Në një ceremoni buzë detit të kaltër të jugut të Shqipërisë, këngëtarja e njohur, Luar Arani, i ka dhënë fund beqarisë.

Në rrjetet sociale, Luar ka ndarë postime nga dita e rëndësishme, ku kanë qenë të pranishëm miq e familjarë. Një moment i bukur është edhe vallëzimi babë e bijë.

E njohur për këngën e saj, “Gjithmonë”, Luar ka vulosur me këtë fjalë tashmë historinë e saj të dashurisë me Etjen Ymerajn.

/tvklan.al