GJKKO zhvilloi seancën e radhës për dosjen “Partizani”, ku dëgjoi këtë të hënë kundërshtimet e bëra nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me akuzat dhe kërkesat e tyre për provat që do të sjellin gjatë gjykimit.
Duke e konsideruar hetimin si të motivuar politikisht, pa faj penal dhe në tejkalim të kompetencave të veta, avokatët theksuan se nuk janë arritur të identifikohen shkelje konkrete të kryera nga Berisha.
Në përfundim, avokatët kërkuan dhjetëra dëshmitarë për t’u thirrur në proces, politikanë dhe ish-zyrtarë të kohës, mes të cilëve edhe kryeministrin Edi Rama.
Në përfundim të kësaj faze, treshja e gjyqtarëve do të vendosë nëse do t’i pranojë të gjithë dëshmitarët apo jo.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
