Gjykata e Posaçme dënoi me 4 vite e 8 muaj burg dy nga të akuzuarit si anëtarë të grupit të Laert Haxhiut, që sipas SPAK ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shqipëri.
Për Artan Tafanin, i cili është edhe bashkëpunëtor i drejtësisë, treshja e gjyqtarëve dha një dënim fillestar me 7 vite heqje lirie. Dënim që u ul nga gjykimi i shkurtuar në 4 vite e 8 muaj dhe, për shkak të ndihmës që i ka dhënë drejtësisë, ai do të vuajë përfundimisht 2 vite e 4 muaj heqje lirie.
Tafani u gjet fajtor për sigurimin e kushteve për vrasjen e Rexhep Ginës, ngjarje që mbeti në tentativë, e parealizuar. I bashkëpandehuri tjetër, Kristi Bixheku, u dënua me 2 vite e 4 muaj burg për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit, teksa mori pafajësi nga Gjykata për 2 episode të tjera për të cilat SPAK kishte ngritur akuzë.
Në dy procese më vete po gjykohen me gjykim të zakonshëm Laert Haxhiu, në cilësinë e drejtuesit të grupit, dhe 6 të tjerë, të akuzuar nga SPAK si të përfshirë në disa vrasje e krime të tjera ndaj jetës dhe pronës në vend.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 