Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë për ish drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. Ajo do të vijojë të gjykohet në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për akuzat e përkrahjes së autorit të krimit.

Po ashtu ajo dyshohet se ka ndarë informacione sekrete të siguruara nga detyra e saj, para dhe pasi ai të shpallej në kërkim në dhjetor 2025.

SPAK ka gjetur biseda mes Hysenit dhe Agasit, si dhe dokumente sekrete të mjetin e tij të dala nga institucioni i SHISH.

Gjatë seancës, Hyseni ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, teksa ka mohuar akuzat.

Në përfundim, gjjyqtarja Flojera Davidhi  nuk bëri asnjë ndryshim ndaj vendimit që caktoi në mungesë. Pas dhënies së vendimit Hyseni nuk bëri deklarata ndryshe nga ajo që ndodhi në hyrje kur pyetjes se gazetares Klodiana Lala iu përgjigje me akuza ndaj saj.

Gjatë ditës, Gjykata e Posaçme la në burg edhe policin Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmanin, të arrestuar në kuadër të hetimeve për biznesmenin Ergys Agasi.

Në seancën, polici i policisë shkencore, ka mohuar se ka ndarë me Agasin akte sekrete. “Nuk mbaj mend ti kem dërguar atij të dhëna apo akte sekrete”.

Nga ana tjetër, Emrbro Sulejmani ka pranuar njohjen me biznesmenin, po ashtu dhe kontaktet. “E njoh Agasin si çun Durrësi. Kam marrëdhënie me të, i kam cuar ushqime atij, por nuk e kuptoj çfarë krimi kam bërë”, tha ai.

/tvklan.al