Gjykata e Posaçme la në burg pa afat Lulzim Berishën, ish-kreun e Bandës së Durrësit, i ekstraduar dy ditë më parë nga Spanja.

Ai u përballë këtë të enjte për herë të parë me akuzat se ka vrarë në vitin 2005 Klodian Saliun, i njohur në atë kohë si kundërshtar i tij.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Berisha mohoi akuzat dhe pretendoi se bashkëpunëtorin e drejtësisë, Luftar Reçin nuk e njeh.

Ndërkohë për mediat, avokati Detar Hysi konsideroi këtë të fundit mashtrues.

“I ashtuquajturi bashkëpunëtor i drejtësisë, Luftar Reçi, një mitoman permanent që nga dita kur është futur në sistemin e burgjeve, e deri më sot vazhdon të bëjë kërkesa dhe të krijojë artificiale, duke mashtruar institucionet shtetërore”, shprehet Detar Hysi, avokat i Lulzim Berishës.

Nga ana tjetër, SPAK që kërkoi vijimin e të njëjtës masë të “Arrestit në burg” tha se ndaj Berishës vazhdon gjykimi në themel nga një treshe gjyqtarësh për këtë vrasje dhe se hetimet kanë dokumentuar përfshirjen e tij.

Tv Klan

/tvklan.al