Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, do të gjykohet për dyshimet se ka penguar zbatimin e një vendim gjykate në kohën kur ishte në detyrë.
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK dhe e mori të pandehur atë, teksa Spahia mohoi akuzat. Për mediat ai tha se kallëzimi ndaj tij ishte porosi politike dhe po përdoret në kohë fushate.
Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku në atë kohë në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër, ka liruar nga puna administratorin e Ujësjellësit. Ky i fundit fitoi të drejtën e rikthimit me vendim gjykate, por Spahia e shkarkoi sërish 7 ditë më vonë.
Tv Klan