River Plate është skuadra më problematike në Botërorin e Klubeve. Argjentinasit u gjobitën me 180 mijë euro, ndërsa interesante është Auckland City, që nuk u dëmtua nga rregullorja e FIFA-s.

Botërori i Klubeve që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka dhuruar vetëm spektakël në fushën e lojës. 31 nga 32 skuadrat pjesëmarrëse janë përballur me sanksione të shumta dhe gjoba nga FIFA. Sanksionet disiplinore kanë një kosto që shkon përtej kufijve të fushës së lojës dhe paguhen shtrenjtë.

Detajet dalin nga Kodi Disiplinor i FIFA-s, ndërsa interesante është se Auckland City nuk ka pasur probleme të tilla, duke fituar plotësisht çmimin e “Fair Play”.

River Plate është në vendin e parë në këtë renditje speciale, me gjoba prej afërsisht 180 mijë eurosh, rezultat i nëntë kartonëve të verdhë, një ndëshkimi me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe një kartoni direkt të kuq.

Përveç këtyre sanksioneve, ka edhe dy dënime për “sjellje josportive nga ana e ekipit”, një prej tyre e regjistruar në ndeshjen ndaj Interit.

Benfika renditet e dyta me pak më shumë se 106 mijë euro, ndërsa Atletico Madrid ndodhet në vendin e tretë me të njëjtën shumë.

Inter është në vendin e tetë me gjoba mbi 74 mijë euro, ndërsa Juventus ndalet në mbi 63 mijë euro në këtë “garë” të veçantë.

Dënime minimale për Bayern Munich, me vetëm një karton të verdhë, ndërsa lojtarët e Salzburgut u ndëshkuan dy herë.

Klan News

/tvklan.al