17 nëntor 2026 – Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit italian Francesco Becchetti, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin e tij me 12 vite burg.

Kujtojmë se ai u dënua me 12 vite heqje lirie më 30 shtator të këtij viti, duke i ulur kështu me 5 vite dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës, 3 vite më parë.

Në shkurt të vitit 2022, Gjykata e Tiranës e dënoi Becchetti-n me 17 vite burg. Prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg, ndërsa vendimi u dha në mungesë, pasi biznesmeni ndodhet jashtë Shqipërisë dhe për të është lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar.

Becchetti u shpall fajtor për katër vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Në shtator të vitit 2025, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e dënimit, duke e ulur atë nga 17 në 12 vite burg.


/tvklan.al