Gjykata e Posaçme gjeti fajtor ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, se ka shpërdoruar detyrën në procedurat koncensionare për inceneratorin e Tiranës, duke e dënuar atë me 3 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuaj vetëm 2 vite heqje lirie.
Me nga 3 vite burg u dënuan edhe 5-ish zyrtarë të tjerë të pandehur për të njëjtën akuzë. 1 vit e 6 muaj burg dha gjykata për ish-zyrtaren tjetër, Sidita Kopliku, ndërsa u shpall i pafajshëm Jetmir Llapaj.
Të gjithë të dënuarit do të përfitojnë ulje të dënimi ndërsa do t’u ndalohet mbajtja e posteve publike për 5 vjet.
Për inceneratorin e Tiranës, për akuzën e korrupsionit Gjykata e Posaçme dënoi me 4 vite burg në një proces më vete edhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Edhe ky i fundit përfitoi ulje të dënimit.
Ndërkohë në një procedim të ndarë, SPAK ka marrë nën hetim dy biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, si të dyshuar se kanë qëndruar në krye të një grupi kriminal të përbërë nga 8 persona të tjerë, dhe kanë përvetësuar fondet e lëshuara për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
Të gjithë ata janë në kërkim që prej Verës së 2024-ës.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme:
Lefter Koka- 3 vite burg
Bledar Karoli- 3 vite burg
Fatjon Murati- 3 vite burg
Taulant Tushe- 3 vite burg
Namik Simixhiu- 3 vite burg
Valbona Ballgjini- 3 vite burg
Sidita Kopliku- 1 vit e 6 muaj burg
Jetmir Llapaj- I pafajshëm
Tv Klan