Lirohet nga Gjykata e Vlorës biznesmeni L.M. Atij iu masa e sigurimit “detyrim paraqitje”.
Ai u arrestua për sherrin dhe përplasjen me armë zjarri të ndodhur disa ditë më parë mes tij dhe biznesmenit tjetër nga Vlora, V.B.
Gjykata po ashtu ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për M.Ll., pronarin e ‘SWAT Security’, vëllain e tij, K.Ll., dhe për shqiptarin nga Kosova, B.H. Ndërsa masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” është caktuar për A.B.
L.M. dhe M.Ll. masat e sigurimit u janë caktuar në spital për shkak të aksidentit ku u përfshinë, pas ngjarjes.
Pas konfliktit në ambientet e hotelit, automjeti që dyshohet se drejtohej nga biznesmeni L.M. u aksidentua në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.
Përplasja mes biznesmenëve ndodhi mesditën e 3 shtatorit. Ndërkohë, për ngjarjen policia ka shpallur në kërkim 10 persona, mes tyre edhe dy efektivë të policisë ushtarake.
Përmes një reagimi të gjatë për gazetarët, biznesmeni L.M. ka sqaruar se që prej vitit 2019, ka blerë 97.000 m² tokë në zonën e Palasës dhe se për 26 mijë metra katrorë ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli me 5 yje, dhe filloi punimet në vitin 2024, por ka mësuar se ishte dhënë një leje në tokën që kishte blerë. Pas kërkesës për informacion në AZHT, L.M., thotë se është telefonuar nga V.B. për t’u takuar në Orikum.
“Jam telefonuar nga shtetasi V.B., i cili më kërkoi të mos i ekspozoja në AZHT pretendimet e mia mbi pronën time. Gjatë kësaj telefonate, u vendos që të takoheshim në Orikum, te hoteli i zotit B. Pasi jemi takuar në Orikum dhe jemi ulur në tavolinë, sapo kam nisur t’i shpjegoj pretendimet e mia, zotit B. e ka tensionuar situatën me pretendimet e veta, duke sharë dhe ofenduar. Ai thirri njerëz të armatosur, të cilët ishin të pozicionuar në vende të ndryshme të ambienteve të tij. Duke dalë nga ambientet e zotit B., njerëzit që ai thirri qëlluan me armë ndaj nesh.”
L.M. pretendon se në media u shpërnda lajm i rremë për vendosje gjobe, argument që, sipas tij, duket se e besoi dhe policia.
“Fantazia e gjobës ndaj një personi me pantallona të shkurtra, i cili rrihet çdo vit me ndonjë turist, polic apo plazhist, është një fantazi dashakeqe e një grupi personash që mendojnë se, duke vjedhur pronat e të tjerëve, mund të bësh edhe para, të dalësh edhe burrë i mirë dhe të quhesh biznesmen.”
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 