“Kyç” gojën në seancë, i dënuar me mbi 10 vite burg për trafik droge

Ish-efektivi i forcave special Gëzim Çela i njohur si “baroni i dorgës” do të qëndrojë në qeli. Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masë e sigurimit ‘arrest në burg’ në mungesë, të dhënë në  tetor të 2023. Çela u ekstradua nga kosova disa ditë më parë.

Gjatë zhvillimit të seancës Gëzim Çela nuk ka pranuar që të japë shpjegime para gjykatës. Ndërsa avokati i tij ka mohuar përfshirjen e Gëzim Çelës në trafik droge në operacionin “Flakë në det” të zhvilluar me 15 gusht të vitit të shkuar

Gjatë atij operacioni, në det shkëmbeheshin në ujrat terrioriale mbi 1 ton kanabis, me drogë më të fortë me origjinë nga Turqia. Veliera me emrin “Nilua” drejtohej nga dy shtetas ukrainas dhe u dogj përpara se policia të ndërhynte për të kapur lëndën narkotike.

Në pranga për këtë çështje kanë rënë dy punonjës policie, Arlind Ismailuka, dhe shefi i komisariatit te Kurbinit Dritan Metaj dhe 6 persona të tjerë. Ndërkohë Arben Dalipaj dhe Roland Guza janë në kërkim.

“Baroni i drogës” Gëzim Çela kishtë më shumë se një dekadë që ishte në kërkim nga autoritetet tona po për çështje të trafikut të dogës. Ai është dënuar nga ish-gjykata e Apelit për Krime të Rënda në 7 dhjetor të 2015 me 10 vite e 8 muaj burg, për ndërtimin e një laboratori për prodhimin e marjuanës në Fushkuqe. Për dënimin e dhënë në vitin 2015, ai pritet të kërkojë rigjykim pasi është dënuar në mungesë.  

Po ashtu ai ka një dënim edhe nga drejtësia italiane me mbi 15 vite burg po për çështje të trafikut të dorgës. Gëzim Çela dyshohet se ka bashkëpunuar me grupe kriminale që veprojnë në Kosovë dhe në Turqi.

Klan News