09 nëntor 2026- Këtë të hënë, Gjykata Kushtetuese ka publikuar të arsyetuar vendimin e saj mbi kërkesën e 39 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan shfuqizimin e dy dekreteve në lidhje me ministren virtuale të inteligjencës artificiale “Diella”.

Një muaj më parë, pikërisht më 8 tetor, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike.

Vetë PD-ja kishte argumentuar se emërimi i një ministreje virtuale cenon përcaktimet kushtetuese dhe se Presidenti kishte tejkaluar kompetencat e tij me dekretet përkatëse.

Me rrëzimin e kërkesës, emërimi dhe funksionimi i “Diellës” mbetet në fuqi.