Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Ylli Zallën, i cili u prangos ditën e hënë nga forcat speciale. 49-vjeçari deklaroi se i është vetëdorëzuar forcave të policisë, ndërsa avokati theksoi se nuk është person i rrezikshëm dhe se nuk është përfshirë në asnjë ngjarje kriminale.
Për armët që iu gjetën në banesë, avokati deklaroi në sallën e gjyqit se ato janë prodhuar para 50 vitesh. Dritan Gina theksoi gjithashtu se klienti i tij, Ylli Zalla, nuk është arrestuar, por i është vetëdorëzuar forcave speciale të policisë.
49-vjeçari ishte në kërkim prej 10 muajsh për posedim armësh dhe lëndësh plasëse. Ai u prangos të hënën disa metra larg banesës së tij, e cila të dielën ra pre e një shpërthimi me tritol.
Në momentin e ndalimit, Zalla kishte me vete edhe këtë armë zjarri të llojit kallashnikov, por mësohet se nuk i bëri rezistencë forcave të policisë.
Ai u shpall në kërkim më 14 nëntor të 2025, pas kontrolleve që Policia po kryente në zonën e Fushë-Krujës, në kuadër të hetimeve për atentatin në aeroportin e Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
Në banesën e tij, Policia tha se kishte gjetur një arsenal armësh.
Në përpjekje për arrestimin e tij, Policia shkoi sërish në banesën e tij më 23 qershor, ku u gjet një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, municion luftarak dhe një detektor frekuencash.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 