Dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuku, të arrestuar gjatë operacioni “Volvo 4” do të vazhdojnë të qëndrojnë në arrest shtëpie. Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën e tyre për ndryshimin e kësaj mase.

Mbi Ndokën rëndon akuza e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Lezhës. Ndërsa Çuko akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.

Tv Klan