Trajneri i kombëtares U 21, Alban Bushi në emisionin “Kampionët e Botës” u shpreh se për nga loja e bërë ka skuadra që kanë luajtur më mirë se ekipet gjysmëfinaliste që janë në botëror.

Bushi shtoi se pavarësisht kësaj katër gjysëmfinalistet e botërorit kanë qenë të zgjuara në momente deçizive dhe se e meritojnë që janë në gjysëmfinale.

“Nga futbolli i luajtur janë shumë skuadra që kanë luajtur më mirë se këto futboll. Mund të themi Norvegjia ose disa ekipe afrikane. Por këto ishin më të zgjuarat në momentet më deçizive. Pra ditën ta menaxhonin lojën. Pra kanë luajtur jo mirë por kanë fituar. Edhe botërori zakonisht fitohet kështu me ndeshje që të bëjnë të vuash siç vuajti Anglia. Mendoj se e meritojnë plotësisht që janë këtu të katërta”, tha Bushi.

Ndërsa drejtori teknik, Sokol Haxhia tha se do kishte preferuar që në gjysëmfinale të ishin të katërta ekipet evropiane.

“Janë katër skuadra që po ti shohësh edhe për vlerën e lojtarëve që janë në fushë janë të rënditur që është Franca, Anglia, Spanja dhe Argjentina. Dmth vlera e lojtarëve që janë në fushë duket edhe tek rezultatet që kanë arritur. Do kisha pasur dëshirë që të kishin qenë që të katërta evropiane”, tha Haxhia.

/tvklan.al