Në bregdetin e Lezhës, plazhet e Shëngjinit dhe Tales vijojnë të mbeten një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit, ku mbi gjysmën e hapësirës e zë plazhi publik pa pagesë.
Ndërkohë, edhe zonat me pagesë të administruara nga Bashkia e Lezhës ofrojnë çmime të përballueshme, që variojnë nga 300 lekë në Tale, 400 lekë në Kune dhe 500 lekë në Shëngjin. Kjo politikë ka rritur ndjeshëm interesin e pushuesve për të zgjedhur këtë vijë bregdetare.
Drejtori i “Lezha Invest”, Besmir Frroku bëri të ditur se, pas lirimit të hapësirave të zaptuara nga operatorë privatë, edhe këto zona do të pajisen me të gjitha shërbimet e nevojshme për pushuesit.
Në këtë mënyrë, bregdeti i Lezhës po synon të ofrojë jo vetëm çmime të arsyeshme, por edhe cilësi më të lartë shërbimi, kushte më të mira dhe një eksperiencë më të sigurt e komode për çdo pushues.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 