Globe hap dyert në Kavajë, duke sjellë më pranë klientëve një gamë të gjerë markash dhe produktesh të teknologjisë dhe elektroshtëpiakeve.

Me një ambient funksional, dhe oferta gjithmonë të mira, Globe synon të bëhet një nga destinacionet kryesore të blerjeve në këtë qytet.

“Me hapjen e dyqanit të ri në Kavajë, sjellim më pranë klientëve shumë marka dhe një gamë të gjerë produktesh të teknologjisë dhe elektroshtëpiakeve. Dhe krahas tyre gjithmonë ofertat më të mira në treg. Për të festuar së bashku hapjen më 5 gusht, kemi përgatitur shumë surpriza dhe oferta ekskluzive, të vlefshme deri më 9 gusht. Klientët do të kenë mundësi të përfitojnë:

•     50% ulje për të gjitha elektroshtëpiaket e mëdha, elektroshtëpiaket e vogla dhe kondicionerët. 

•     Deri në 50% ulje për të gjithë televizorët. 

•     Deri në 57% ulje për të gjitha produktet e kategorisë IT & Mobile. Ftojmë të gjithë klientët të na vizitojnë dhe të përfitojnë nga ofertat ekskluzive të hapjes.

Globe ofron shumë marka të njohura, një gamë të gjerë produktesh, cilësi, shërbim profesional dhe oferta gjithmonë të mira, më të mirat në treg”, tha drejtorja e PR dhe komunikimit në Globe, Evisa Muho.

Synimi i Globe është që çdo klient të gjejë produktin e duhur, sipas nevojave dhe buxhetit të tij, duke përfituar më shumë cilësi dhe më shumë kursim.

Dyqani i ri Globe në Kavajë mirëpret të gjithë klientët me shumë marka, një gamë të gjerë produktesh të teknologjisë dhe elektroshtëpiakeve, si dhe oferta ekskluzive për hapjen, të vlefshme deri më 9 gusht.

Globe ndodhet në Shëtitoren Josif Budo, Pallati i Murrizit, Kavajë.

/tvklan.al