Në prag të ngjarjes më të madhe sportive në botë, muzika dhe futbolli bashkojnë energjitë në një superbashkëpunim global. Ylli i popit LISA, ikona braziliane e popit latin Anitta dhe reperi Rema kanë prezantuar këngën më të re, Goals, pjesë e albumit zyrtar të FIFA World Cup 2026. Kënga sjell një kombinim unik të ritmeve latine dhe popit modern, duke krijuar një himn energjik dhe festiv.

Projekti është prodhuar nga fituesi i çmimit Grammy Awards, Cirkut, i njohur për bashkëpunimet me emra të mëdhenj të industrisë muzikore ndërkombëtare.

Goals pritet të interpretohet për herë të parë live gjatë ceremonisë madhështore të ndeshjes së parë të Kupës së Botës në United States, një ditë pas ceremonisë hapëse në Mexico. Ky spektakël do të marrë jetë më 12 qershor në stadiumin e Los Angeles.

Performanca e përbashkët e LISA-s, Anitta-s dhe Rema-s konsiderohet një nga momentet më të shumëpritura të ceremonisë hapëse, duke simbolizuar bashkimin e kulturave dhe fuqinë universale të muzikës përtej kufijve.

Klan News

/tvklan.al