Një 40-vjeçar ka përfunduar në pranga në Fier pasi ka goditur me sende të forta kushëririn e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Varibob dhe dyshohet për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin F. L., 40 vjeç, banues në Varibob, Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, shtetasin R. K., 30 vjeç”.

Ndërkohë në Lushnje është arrestuar një 46-vjeçar  pasi ka dhunuar të shoqen.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases Dh. M., 34 vjeçe”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”./tvklan.al