Një operacion ndërkombëtar antidrogë, është zhvilluar pas hetimeve 4-vjeçare, në Shqipëri, Itali, Poloni dhe Zvicër, nën koordiminin e Eurojust. Autoritete e drejtësisë kanë firmosur 61 urdhër-arreste në total.

Ata dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në drejtim të Spanjës dhe Hollandës. Më pas lënda narkotike shpërndahej me kamion në vende të tjera të Bashkimit Europian për shitje kryesisht në Itali.

Në njoftimin zyrtarë SPAK bën me dije se të dyshuarit pastronin fitimet e tyre të paligjshme nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte me fatura false për rreth 375 milionë Euro. Po ashtu në bazë të rezultatave të hetimit janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë, të përllogaritura në vlerën 60 milion Euro.

Në kuadër të këtij hetimi SPAK ka arrestuar në flagrancë Arjanit Malokun dhe Jurgen Kacurri. Ndërkohë me vendim të Gjykatës së Posaçme është ushtruar kontroll në 21 banesa dhe ambjente të ndryshme, në zonën e Manzës. Në cilësin e provës materiale janë sekuestruar 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës rolex, 26 aparate celularë dokumete dhe sende të tjera me vlerë.  

Hetimet kanë nisur që në 2020 nga prokuroria e Breshias, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe komunikimet në aplikacionin SKYECC.

Autoritete e drejtësisë italiane theksojnë që grupi kriminal drejtohej nga shtetas shqiptarë. 

Klan News