Qytetari e mban nga krahu dhe thërret: Poshtë makronizmi

Duhej të ishte një turmë dashamirëse ajo që priste presidentin francez Emmanuel Macron në rajonin e Drome në Francën juglindore, ndaj askush nuk e ndaloi atë të takohej personalisht me qytetarët. Por kur ai u afrua të përshëndetje me ta, një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërheq me një dorë, ndërsa me tjetrën e godet në fytyrë.

Siç duket nga pamjet, presidenti ka tentuar të shmanget menjëherë. Shuplaka nuk ka qenë e fortë, gjithsesi reagimi i truprojave ka qenë i menjëhershëm.

Qytetari që qëlloi presidentin është neutralizuar, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona janë arrestuar nga policia lokale.

Tv Klan