Një person ka ndërruar jetë, si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Ngjarja është shënuar në fshatin Qinam të Ersekës, pasditen e sotme (4 qershor).

Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi me iniciale A.A., 65 vjeç.

“Ersekë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në fshatin Qinam, Ersekë, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka ndërruar jetë shtetasi A. A., 66 vjeç, i cili ishte duke punuar në tokën në pronësi të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit“, njofton policia.

/tvklan.al